MEDIPRESTERIL GARZA (36CM X 40CM) X 12 COPE – PR138
$ 4.45
Garza sterile Medipresteril është krijuar për përdorim në kujdesin e plagëve dhe procedurat bazë shëndetësore. Ajo ndihmon në mbulim, pastrim dhe mbrojtje të plagëve, duke ruajtur higjienën dhe parandaluar kontaminimin. Cilësia e lartë e fijeve të pambukut siguron thithje të shpejtë dhe reduktim të mbetjeve mbi plagë. Garza hidrofile, e bërë nga 100% pambuk natyral, jo pirrogjenik, zbardhur pa përdorim të zbardhuesve optikë dhe e sterilizuar, ofron siguri dhe rehati gjatë përdorimit, e përshtatshme për gërvishtje dhe prerje të vogla. Karakeristikat Hipoalergjike Pa latex 100% pambuk natyral Lejojne ajrosjen e plages Absorbim maksimal Përmasa: 36 × 40 cm Paketim: 12 copë Produkt njëpërdorimësh Përdorimi: Lani mirë duart përpara përdorimit dhe sigurohuni që plaga të jetë e pastër dhe e dezinfektuar.Hapni paketimin vetëm në momentin e përdorimit për të ruajtur sterilitetin e garzës. Vendoseni garzën drejtpërdrejt mbi plagë ose zonën që duhet mbrojtur dhe fiksojeni sipas nevojës me fashë ose material tjetër mjekësor. Ndërroni garzën rregullisht ose sipas këshillës së personelit mjekësor.
